Kuriozitete

Kjo është vetura që kushton 100 milionë dollarë- Vetëm një njeri në botë ka të drejtë ta vozisë

YouTuberi i njohur MrBeast publikoi ditë më parë një video në kanalin e tij ku provoi vetura të shumta nga një që kushtonte 1 dollarë e deri tek më e shtrenjta me çmimin 100 milionë dollarë.

E automjeti 100 milionë dollarë ishte Ferrari i parë në botë që vozitet vetëm nga një person, por vlogeri MrBeast pati mundësinë të ulej në vendin e pasagjerit, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë është aq shumë historike dhe e vlefshme sa që i vetmi njeri në botë që e ka të drejtën për ta vozitur është një përfaqësues muzeu, potencoi youtuberi
Në videon që tashmë ka marrë qindra miliona klikime, MrBeast shpjegoi se vetura duhej të vozitej vetëm në një urë të posaçme pa specifikuar vendin, dhe rruga u pastrua në të gjitha anët, derisa policia mbylli të gjitha rrugët e tjera.

Kjo u bë pasi ata duhet të siguroheshin që të mos i bëhej asnjë dëm makinës 100 milionëshe.