LifeStyle

Kjo frazë e thjeshtë mund të shpëtojë çdo marrëdhënie

Të gjitha llojet e marrëdhënieve mund të kalojnë një lloj krize. Shumë herë besojmë, sidomos kur bëhet fjalë për një lidhje romantike, se nuk ka si të reagojmë siç duhet dhe kështu i lëmë gjërat në fatin e tyre. Një psikiatër nga Harvardi argumenton se ekziston një frazë e vogël që mund të shpëtojë çdo lloj marrëdhënieje.

Në një episod të fundit të podcast-it të YourTango, prezantuesja Andrea Miller foli me psikiatrin e Harvardit, Dr. Frank Anderson për këtë çështje të rëndësishme dhe eksperti u dha dëgjuesve këshillat e tij të vlefshme.

Shumë herë, kur diçka nuk shkon në një marrëdhënie, ne menjëherë ia hedhim fajin të tjerëve, pa marrë parasysh asnjë përgjegjësi tonën. Megjithatë, ne jemi përgjegjës për emocionet tona dhe mënyrën se si i menaxhojmë situatat dhe drejtohemi nëse e kërkojmë vërtete.

Nëse themi se ne jemi problemi, siç thotë fraza e famshme e Taylor Swift, atëherë pranojmë gabimet tona dhe gjejmë se cilat janë të metat që duhet të punojmë. Pra, si ta arrijmë këtë? Përmes shprehjes “Nëse është intensive, atëherë është problemi ynë”. Pra, duke kaluar emocionet tona përmes këtij lloj shqyrtimi, ne kuptojmë se si arritëm tek ato dhe hyjmë në fazën e dytë të kërkimit tonë.

Dr. Anderson këmbëngul se mosmarrëveshjet brenda një marrëdhënieje mund të bëhen shumë intensive shumë shpejt dhe, së bashku me fjalinë e mësipërme, duhet të pyesim veten pse reagojmë në këtë mënyrë, duke theksuar çdo përvojë të kaluar që na bën të ndihemi kështu. Është e rëndësishme të gjejmë shkaktarët, situatat dhe emocionet që na bëjnë të reagojmë dhe të punojmë mbi to.

Sigurisht, psikiatri e pranon se nuk është gjithmonë e mundur t’i imponohemi vetes në mënyrë absolute, pasi nuk jemi robotë. Megjithatë, sa më mirë të kemi një pasqyrë të emocioneve tona, duke i kontrolluar ato përmes fjalisë së mësipërme, aq më lehtë mund të shmangim krizat në marrëdhëniet tona që do të na kushtojnë shumë psikologjikisht.