Kuriozitete

Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA

Shumë pronarë kafshësh kanë krijuar profile në rrjetet sociale për kafshët e tyre dhe kanë filluar të fitojnë para në këtë mënyrë. Megjithatë, sa mund të fitoni realisht nga kafshët shtëpiake përmes rrjeteve sociale.

Përdoruesja e TikTok @princessshoneibellek, e cila publikon përmbajtje për macen e saj, ndau në një video shumën totale të parave të fituara gjatë çdo muaji të vitit 2023.

Doli se është më shumë se paga mesatare vjetore në Amerikë, e cila sipas Forbes është pak më shumë se 59 mijë dollarë (rreth 53 mijë euro).

Shuma totale e parave që fitoi kjo influencuese ishte rreth 74 mijë dollarë (rreth 67 mijë euro) pa përfshirë taksat dhe shpenzimet.

TS Poll - Loading poll ...

Në vitin 2022 ka fituar rreth 62 mijë dollarë (rreth 56 mijë euro).Vetëm në TikTok, macja e saj ka më shumë se 320 mijë ndjekës dhe 258 mijë të tjerë në Instagram. Përveç kësaj, influencuesja shet edhe përparëse kuzhine.

@princesshoneybellex

Cat hair is just extra ✨flavour✨ #breakfastchallenge #catchef #orangecat #cattok

♬ Breakfast Challenge Song (Slowly) – SPENCE