LifeStyle

Kjo ngjyrë është aq e guximshme, sa nuk mund ta injorosh

Ka disa stinë të vitit ku ngjyrat neutrale dominojnë: kremi, bezha apo tonet e kafesë. Por, të famshmet janë në një mendje kur thonë se janë ngjyrat e forta ato që në fakt e bëjnë më argëtues stilin

Reese Witherspoon, Dakota Johnson e së fundi, Katie Holmes na provuan se nuancat e forta bëjnë ndryshimin në tërësinë e pamjes së jashtme.

Aktorja mori pjesë mbrëmë në një event të dedikuar për bukurinë dhe kozmetikën në Brooklyn, ndërsa sytë mbetën te kombinimi i saj.

Image
Katie Holmes

Një gjetje klasike, nga trikoja në nuancë gri, te çanta e dorës në formë katrore, por vëmendjen e mori ngjyra jeshile e fundit të ngushtë, e cila ishte një “shpërthim” më vete.

Për herë të parë, ky stil fundi është parë në koleksionit e Pranverës 2023 të Victoria Beckham dhe gocat e famshme të parat që e veshën ishin, Jennifer Lopez, Kylie Jenner, Rita Ora dhe Mariah Carey.

Tani, duket se është radha e Katie Holmes, që na provon edhe njëherë formulën e kombinimit të një nuance të guximshme dhe si të dukesh yll.