Kuriozitete

Kjo nuk ishte parë/ Del në përdorim një pajisje e inteligjencës artificiale e cila detekton plehrat që hidhni

Shefat e kuzhinës dhe menaxherët e restoranteve mund t’i shohin këto të dhëna në kohë reale.

Bëhet fjalë për të dhëna nga një pajisje e Winnow që thuhet se përfshin një peshore dhe një ekran me një kamerë me sensor lëvizjeje.

Mesiat e huaja shprehen se sistemi “e bën vërtet të lehtë për ne mbledhjen e të dhënave të sakta mbi atë që po shpërdorohet në këto kuzhina”.

Kjo është bërë e ditur nga bashkëthemeluesi i Winnow, Marc Zornes, duke vënë në dukje se vështirësia e mbledhjes së regjistrimeve të sakta ishte “problemi më i madh” me të cilin u përballën shumë kompani në trajtimin e mbetjeve të tyre ushqimore.

“Dhe është e rëndësishme që ju ta bëni këtë proces të lehtë, sepse kuzhinat janë vende shumë të ngarkuara”, ka thënë ai.

Winnow më pas përdor këto të dhëna për të këshilluar kuzhinierët për blerjen e sasisë së duhur të përbërësve dhe si t’i përgatisin ato për të minimizuar mbetjet.

Zornes thekson se saktësia e Winnow në identifikimin e ushqimeve “mund të ndryshojë nga vendi në vend”.

Sipas Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, 19% e ushqimit të disponueshëm për konsumatorët globalisht – ose më shumë se 1.1 miliardë ton – u shpërdoruan në vitin 2022.