LifeStyle

Kjo prapavijë e Mërkurit është më e tmerrshmja e kohëve të fundit, sidomos për këto 4 shenja

Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe  komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e keqkuptuar të Peshqve.

Në shprehjen e tij më të lartë, Mërkuri adhuron arsyen dhe qartësinë; Peshqit, nga natyra, jo.

Astrologia Babs Cheung, e njohur si The Astro Translator vëren se mes kësaj rrëmuje emocionale, nuk mund t’u besojmë plotësisht instinkteve apo narrativës sonë të brendshme.

Por prisni… ka më shumë dhe bëhet edhe më keq.

Meqë Peshqit janë një shenjë kaq ëndërrimtare dhe romantike, me mungesë qartësie dhe kufijsh, mund të prisni që çdo ish të rikthehet duke nuhatur dobësinë tuaj. Mblidhni fuqitë pasi gjërat do të bëhen edhe më të rrëmujshme.

Ndonëse të gjithë do të jemi nën ndikimin e fortë të prpavijës së Mërkurit në Peshq, katër shenja do ta ndiejnë këtë tranzit më fort se të tjerat.

Datat e prapavijës së Mërkurit 

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars dhe do të dalë plotësisht nga hijet pas prapavijës më 9 prill.

Pas këtij cikli, Mërkuri do të hyjë sërish në prapavijë në shenjën e Gaforres më 29 qershor.

4 shenjat që do ta ndiejnë më shumë këtë prapavijë:

DASHI 

Dash, një Mërkur në prapavijë në shtëpinë e 12-të është makthi më i keq, e di që diçka nuk shkon, por s’e gjen dot se çfarë është. Është si të dëgjosh një mushkonjë që të vërtitet natën afër veshit, por nuk e sheh dot për ta vrarë.

Kjo çon në sjellje agresive, deri në çmenduri. Nëse shihni një mik Dash duke folur, qeshur ose bërtitur me veten në rrugë, thjesht vazhdoni rrugën. Ata aktualisht po luftojnë me fantazmat e çdo vendimi impulsiv që kanë marrë që nga viti 2019.

Në fushën e ish-ave, për Dashin nuk rikthehen domosdoshmërisht njerëz, por koncepte.

Imagjinoni që të gjitha traumat ose frikërat e vjetra që keni refuzuar t’i përballoni të bëhen papritur qendra e vëmendjes tuaj. Është vërtet material për net pa gjumë dhe makthe thellësisht shqetësuese.

BINJAKËT 

Si shenjë e sunduar nga Mërkuri, Binjakët do ta ndiejnë këtë prapavijë në shtëpinë e dhjetë të karrierës, trashëgimisë dhe reputacionit publik.

Çdo email nga shefi juaj do të ndihet si sulm personal, dhe çdo komunikim pasivo-agresiv do t’ju bëjë të ndjeni dëshirën për ta lënë punën në vend. Nëse jeni të vetëpunësuar, përgatituni për pagesa që vonojnë nga klientët, të shoqëruara me histori prekëse që do ta bënin edhe një skenarist telenovelash të rrotullonte sytë.

Për Binjakët, ish-shefa, ish-kolegë dhe klientë të harruar prej kohësh mund të trokasin sërish në derë.

Nëse po kërkoni punë, mos kini frikë të kontaktoni rekrutues të vjetër që ndoshta po mendojnë gjithashtu për ju. Por, për hir të Zotit, mos firmosni asgjë para 21 marsit (ose ose, prisni derisa të mbarojë periudha e hijes).

VIRGJËRESHA 

Për Virgjëreshat, kjo prapavijë është goditje e dyfishtë. Jo vetëm që Mërkuri është planeti juaj sundues, por qëndrimi i tij në Peshq do të thotë se po kalon nëpër shtëpinë tuaj të shtatë të partneriteteve.

Mendja juaj analitike tashmë është kthyer në një makineri paranoje të nivelit të lartë. Do të kaloni nga “Hmm, ditë e qetë” në “Të gjithë po komplotojnë kundër meje” brenda një minute. Shumë herë do t’ju ndajë vetëm një emoji i paqartë nga një shpërthim total me miqtë tuaj.

Ndonëse të gjitha shenjat rrezikojnë rikthimin e një ish-i gjatë kësaj periudhe, kërcënimi është më i lartë për Virgjëreshat.

Është zgjedhja juaj nëse do të zhyteni në nostalgji apo do të shtypni block një herë e përgjithmonë, por kini parasysh një këshillë të mençur: hyni në modalitetin e një murgu, “flakeni” celularin ku të mundeni dhe merrni atë pushimin që doni, por e keni shtyrë për kaq gjatë.

PESHQIT 

Për Peshqit, kjo prapavijë ndodh në shenjën e tyre, në shtëpinë e parë të identitetit. Do të jetë ndopak e butë? Aspak.

Prisni që çdo qëllim, premtim dhe manifestim i Vitit të Ri të shembet. Po ndodh një “rikonstruksion” i plotë i jetës tuaj nga i cili nuk ka gjë që t’ju shpëtojë.

Do kaloni nga iluzionet në një realitet të ashpër, si t’ju kenë zhytyr në ujë kallkan të ftohtë. Prisni dhimbje koke dhe një nivel ankthi që s’ka batanija të ngrohta dhe seriale të preferuara t’ua heqin.

Për t’i shtuar edhe më kësaj drame, ish-at do të shfaqen masivisht dhe duhen shmangur me çdo kusht.

Meqë është sezoni i ditëlindjes suaj, mos u habisni nëse të gjithë ish-at (përfshirë lidhjet e paqarta, aventurat e shkurtra dhe madje edhe dikush të cilit i keni buzëqeshur një herë, të rikthehen me një “Gëzuar Ditëlindjen”. Mos bini pre, është padyshim një kurth.

Të Ngjashme