Kuriozitete

Kjo shkollë në Britani ‘i detyron’ studentët të përdorin vetëm celularët e vjetër Nokia

Shumë rrethe shkollore kanë vendosur ndalime të smartfonëve për nxënësit gjatë ditës së shkollës, por një shkollë britanike e ka bërë një hap më tej.

Kolegji Eton, shkolla historike dhe elitare britanike me konvikt me studentë të famshëm si Princi William dhe Harry, ka krijuar një politikë të re të telefonisë celulare për studentët e vitit të parë duke filluar nga shtatori.

Këta studentë do të duhet të lënë telefonat inteligjentë në shtëpi, por të sjellin kartën e tyre SIM në shkollë dhe ta vendosin në një celular të vjetër, Nokia , me një bllok të thjeshtë numrash tek të cilët mund të kryejë vetëm telefonata dhe të dërgojë mesazhe me tekst.

Politika e shkollës britanike me konvikt bazohet në udhëzimet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që u lejon drejtorëve të miratojnë ndalimin e smartfonëve për studentët gjatë ditës së shkollës.