Ariana Grande së fundmi u përfol për pamjen dhe peshën në klipin e saj me rolin e një artisteje që përpiqet të arrijë famën përmes një serie audicionesh.
Historia e klipit përshkruan personazhin e saj me etiketime të rënda duke përfunduar me një skenë simbolike hakmarrjeje.
Megjithatë vëmendjen kryesore e mori pamja fizike e këngëtares. Ndjekësit shprehën shqetësimiet e tyre për peshën e këngëtares duke komentuar gjendjen e saj si tronditëse.
Ndërkohë një pjesë tjetër e ndjekësve e kanë mbrojtur atë duke argumentuar se askush nuk duhet të gjykojë shëndetin e një personi vetëm nga pamja e jashtme.
Ariana Grande ka folur edhe më herët për komentet mbi peshën dhe pamjen e saj duke cituar se është e dëmshme që të tjerët të komentojnë trupin e të tjerëve.
