ShowBizzz

Klodi e tradhtoi me një mashkull? Elijona tregohet e prerë me përgjigjen e saj

Elijona Binakaj ka folur për ndarjen nga Klodi, pas disa javësh spekulime në rrjetet sociale lidhur me arsyen që çoi në përfundimin e romancës së tyre.

Mes pretendimeve që kanë qarkulluar ka qenë edhe një tradhti e mundshme e Klodit me një mashkull, një version i përmendur publikisht edhe nga Labinot Rexha. Megjithatë, këto deklarata nuk janë shoqëruar me prova dhe nuk janë konfirmuar nga ish-çifti.

E ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive By LS, Elijona ka zgjedhur të mos zbulojë detaje nga marrëdhënia, duke theksuar se disa gjëra preferon t’i mbajë private për respekt të asaj që kanë pasur së bashku.

“Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, është shprehur ajo.

Gjatë intervistës, Elijona është pyetur edhe për fotografitë e përbashkëta me Klodin, të cilat vazhdojnë të jenë të publikuara në rrjetet sociale.

Ajo ka pranuar se mendon që ka ardhur momenti për t’i hequr këto fotografi, duke lënë të kuptohet se dëshiron ta mbyllë edhe këtë pjesë të marrëdhënies së tyre.

Një tjetër pyetje lidhej me mundësinë e rikthimit me një ish-partner. Elijona shpjegoi se në marrëdhëniet shoqërore beson se gabimet mund të falen dhe se njerëzit meritojnë mundësinë për t’i korrigjuar ato.

Megjithatë, sa u përket marrëdhënieve sentimentale, ajo u tregua më e prerë, duke theksuar se mund të japë një shans të dytë, por jo një të tretë.

Kujtojmë se Elijona e konfirmoi publikisht ndarjen nga Klodi në fund të muajit shtator, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas një romance që zgjati vetëm pak kohë.

Të Ngjashme