Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, një nismë që synon luftimin e pasurimit të paligjshëm dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Familja e veprimtarit Haki Imeri e ka përshëndetur vendimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm kundër pasurimit të dyshimtë dhe keqpërdorimit të pasluftës.
Në reagim thuhet se “koha e pasurimit në hijen e luftës po mbaron” dhe se kushdo që ka përfituar padrejtësisht do të përballet me ligjin.
Shkrimi i plotë:
Miq,
-Sot, qeveria e Kosovës dha një sinjal të qartë: koha e pasurimit në hijen e luftës po mbaron.
– Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk është thjesht ligj është përballje me të vërtetën.
-Sepse e vërteta dhemb, sakrifica u kthye në biznes, gjaku në kapital, dhe parulla “Ne e çliruam Kosovën” u përdor si mbulesë për luks dhe pasuri të dyshimta..
_Kosova u çlirua nga NATO, nën drejtimin e SHBA-së jo nga ata që sot fshihen pas lavdive te rreme , miteve dhe pasurisë, se pa justifikueshme .
-Koha po ua çjerre masken heronjve të rremë . Kush u pasurua padrejtësisht, do të përballet me ligjin..
-Mos i harroni veteranete rreme ..
-Mund të heshtni, të mashtroni, të kërcënoni por jo përgjithmonë.
E vërteta nuk ndalet. Ajo del gjithmonë në dritë.
