Lajme

Kokalari: Trumpi mund të ndihmojë në lirimin e Thaçit

Evi Kokalari, aktiviste shqiptare në ShBA, ka shkruar në lidhje me Gjykatën Speciale dhe gjykimin ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.

Kokalari ka deklaruar se presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump mund të ndihmojë në lirimin e Hashim Thaçit.

Ajo ka shkruar se Trumpi e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse.

“Më lejoni t’ju them se presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them, Trump është një nga burrat më të dhembshur që do të gjeni ndonjëherë”.

“Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe dy burrat e tjerë, dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sepse ky është Trump”.