Dua Lipa dukej më elegante se kurrë në daljen e saj të fundit në Nju Jork. Këngëtarja, 28 vjeçe, përballoi motin e ftohtë të mbrëmjes me një pallto të gjatë të zezë “Chanel” me detaje dhe kopsa kristali shumë fine.
Ylli i hitit “One Kiss” e kompletoi pamjen me një palë vëthë diamanti të varur si dhe një çantë të zezë, shkruan DailyMail. Vetëm një ditë më parë ajo qe shfaqur tejet sportive, me një palë xhinse me bel të shkurtër, ndërsa tani mahniti me veshjen klasike, corapet e zeza dhe këpucët me taka.
Flokët me reflekse të kuqe i kishte kapur bisht lart, ndërsa kishte preferuar një grim tip “smokey”.
Më herët gjatë ditës, Dua pati rrëfyer për partneritetin e saj të ri me prodhuesin e makinave luksoze Porsche. Ajo ndau një sërë fotografish nga “Porsche Experience Center” në Los Anxhelos, duke shkruar, “Duke zhytur fillimisht në botën e @porsche, mbajini sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen…”
Galeria fotografike