Lajme

“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës u mposht nga Turqia në “Fadil Vokrri”, dhe kështu nuk arriti kualifikimin në Botëror.

“Dardanët” u mposhtën 1-0 nga kombëtarja turke.

Por, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u bën thirrje ta mbajnë kokën lart, pasi treguan shpirt luftarak dhe e ngritën emrin e shtetit në arenën ndërkombtare.

“Kokën lart, djema. Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës.

Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë.

Sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë.

Kosova ju do shumë dhe është me ju në çdo hap. Gjithmonë”, shkruan Hamza.

Të Ngjashme