
1
Në ditët e nxehta të verës, asgjë nuk freskon më shumë sesa një koktej natyral, i lehtë dhe plot shije
Ky kombinim perfekt i ëmbëlsisë së boronicave, freskisë së limonit dhe aromës së gjallë të mentës është ideal për t’u shijuar në kopsht, pranë detit apo gjatë një feste me miq.
Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve nga boronicat dhe limoni, ky koktej veror ofron jo vetëm freski dhe shije natyrale, por edhe përfitime të vlefshme për shëndetin, duke qenë zgjedhja perfekte për çdo moment të ditës.
Përbërësit:
▪ 200 ml ujë gazuar shumë i ftohtë
▪ 50 ml lëng të freskët limoni
▪ 100 gr boronica të freskëta (mund edhe të ngrira)
▪ 6-8 gjethe mente të freskëta
▪ 1-2 lugë çaji sheqer i bardhë ose shurup agrumesh (opsionale)
▪ akull në copa
▪ gjethe mente dhe feta limoni për dekorim
Përgatitja:
Në një gotë të madhe ose në një kanate, shtypni lehtë boronicat dhe gjethet e mentës me një lugë të gjatë apo mjet për shtrydhje, për të liruar aromat dhe lëngjet natyrale.
Shtoni sheqerin ose shurupin nëse preferoni kokteje më të ëmbël, dhe përzieni mirë derisa sheqeri të shkrihet.
Shtoni lëngun e freskët të limonit dhe përzieni lehtë.
Hidhni akullin deri në gjysmën e gotës.
Shtoni ujin gazuar të ftohtë, duke e derdhur me kujdes për të ruajtur gazin.
Përzieni me kujdes me lugë të gjatë, për të kombinuar shijet pa humbur gazin e ujit.
Dekoroni me disa gjethe mente dhe një fetë limoni në skaj të gotës për një pamje elegante dhe freskuese.
Këshilla:
Për një variant me alkool, shtoni pak vodka ose rum të bardhë sipas dëshirës.
Mund të zëvendësoni boronicat me frutat e tjera të stinës, si mjedër, manaferra apo copa portokalli për shije të ndryshme.
Shërbejeni menjëherë për t’u siguruar që uji gazuar të mos humbasë freskinë dhe shijen.
Shijojeni
ks