Lajme

Kolaps trafiku në Përrenjas / Radhë kilometrike mes dëborës, shoferët: Asnjë polic në terren

Radhë kilometrike makinash raportohen në aksin rrugor të Përrenjasit në drejtim të Tiranës.

Prej disa orësh, makinat thuajse nuk lëvizin fare, teksa janë bllokuar në rrugën e mbuluar nga dëbora.

Qytetarët ankohen se në terren nuk ka asnjë punonjës të Policisë Rrugore që të menaxhojë trafikun e rënduar.

Po ashtu, situatë e rënduar mbetet edhe në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku raportohet se për disa orë është bllokuar plotësisht trafiku.

Sakaq, Policia Rrugore ka reaguar duke deklaruar se ndodhet në terren dhe trafiku është drejt normalizimit.