Lajme

Kolona të gjata në kufi – pritje afro dy orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Fluksi i mërgimtarëve që po kthehen në Kosovë për pushime ka krijuar pritje të gjata në pikat kufitare, veçanërisht në Dheun e Bardhë, ku sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha e pritjes ka arritur në mbi 1 orë e 40 minuta.

Pritje më të lehta janë shënuar në pikën kufitare në Muçibabë, ku mërgimtarët presin deri në 25 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, duke variuar nga 5 deri në 10 minuta.