Bota

Komentoi protestën pro Gazës, shkarkohet Suella Braverman

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman është shkarkuar nga detyra pas komenteve që bëri në lidhje me protestat për Gazën.

Thuhet se Rishi Sunak po riorganizon qeverinë dhe se kjo nuk do të jetë e vetmja lëvizje.

Shkarkimi i Braverman vjen pas një fundjave në të cilën ajo u akuzua se u dha guxim aktivistëve të ekstremit të djathtë që kryen dhunë në rrugët e Londrës.

Emri i Braverman në Shqipëri është lakuar për shkak të deklaratave të saj të vazhdueshme kundër emigrantëve shqiptarë në Britani.



/tiranapost