Kuvendi ka njoftuar se Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, në këtë takim, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Kuvendi ka bërë të ditur se Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i të nominuarve që plotësojnë kushtet ligjore, të mbahet më 7-8 prill 2026.
