Lajme

Komisioni për Buxhet të mërkurën shqyrton projektbuxhetin për vitin 2025

Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere pritet që nesër (e mërkurë) të shqyrton në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Mbledhja e Komisionit fillon prej orës 11:00.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ditë më parë projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.

Ekzekutivi ka njoftuar se punëtorët e sektorit publik në janarin e vitit të ardhshëm do të pranojnë paga me 55 euro rritje dhe 55 euro të tjera në korrik të vitit 2025.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 30 tetor, kryeministri Albin Kurti ka thënë se përveç pagave, buxheti është rritur edhe për shtesat për fëmijë, 100 milionë euro janë shtuar për të mbuluar rritjen prej 20 për qind të pensioneve.