Deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm në seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundim të afatit kushtetues.
Ndërkohë, që kryetarja e Kuvendit të Kosovës pas ekspozesë së kandidaturave për president të shtetit, njoftoi se tashmë do të mblidhet Komisioni për Legjislacion për t’i shqyrtuar kandidaturat.
Pas shqyrtimit të dokumentacioneve pritet përgatitja për votim.
Kandidatë për president janë Glauk Konjufca e Fatmire Kollçaku. /teve1.info/
