Lajme

Komuna e Zubin Potokut përsëri voton për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, në seancën e mbajtur sot, miratuan vendimin për largimin e kësaj komune nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kjo s’është hera e parë që ndërmerret një veprim i tillë. Vendimi pason një nismë të mëhershme të paraqitur nga kryetari i komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, e cila ishte futur në rend dite të Kuvendit Komunal.

Megjithatë, ai vendim ishte kundërshtuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës.

Komuna e Zubin Potokut ishte bërë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës në shtator të vitit 2023, në kohën kur komuna udhëhiqej nga kryetari Izmir Zeqiri.

Të Ngjashme