Më në fund, pritja ka marrë fund dhe tashmë kemi një datë zyrtare për rikthimin e një prej formateve më të ndjekura nga publiku. Faqja zyrtare e “Ferma VIP” në Instagram ka thyer heshtjen, duke konfirmuar përmes një videoje të shkurtër promovuese se edicioni i ri do të nisë transmetimin më 27 mars.
Pamjet e para na japin një shije të atmosferës rurale që i pret banorët, teksa produksioni ngre pyetjen se kush do të arrijë të rezistojë deri në fund të kësaj garës.
Formati që sfidon personazhet e njohur të lënë pas jetën e luksit dhe komoditetin e përditshmërisë për t’u përballur me punët e fshatit dhe jetesën e izoluar, premton një sezon plot dinamika.
Teksa data po afron me shpejtësi, vëmendja e të gjithëve tani është e përqendruar te kasti i personazheve që do të guxojnë t’i bashkohen kësaj aventure. Mbetet për t’u parë se cilët emra të njohur të showbizit shqiptar do të zhveshin petkun e VIP-it për të veshur çizmet e punës këtë sezon nën drejtimin e Arbana Osmanit.
View this post on Instagram
