
Duket se pas ndarjes së bujshme me futbollistin Gerard Pique, këngëtarja Shakira ka nisur një lidhje të re.
Prej kohësh përflitej se ajo dhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton po shijojnë një romancë bashkë, por tashmë duket se është zyrtare.
Shakira u pa së fundmi duke mbështetur Hamilton teksa garonte.
Mes shumë të ftuarve të tjerë, kamerat fokusuan në një moment dhe këngëtaren, e cila në fakt ndodhej krah babit të pilotit, duke parë garën së bashku me të nga garazhi i skuadrës britanike.
Oh, hey Shakira 😊 #BritishGP pic.twitter.com/9YeXhbkEWp
— Sir Lewis Updates (@LH44updates) July 9, 2023
Hamilton dhe Mercedesi ndodheshin në Britani këtë fundjavë, ku garuan në Çmimin e Madh të Britanisë.