
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian janë shpallur të vdekur së bashku me 7 persona të tjerë që ishin në bordin e helikopterit që u rrëzua në Iran. Vdekja është konfirmuar vetëm pas gjetjes së pjesëve të mbetura të helikopterit me të cilin udhëtonin.
63-vjeçari ishte president për gati tre vjet dhe do të rikandidonte.
Rrëzimi i helikopterit ndodhi ditën e djeshme teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin.
Midis viktimave që ishin në bord janë tre anëtarë të ekuipazhit, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, një imam, shefi i sigurimit të Raisit dhe një truproje.
/tiranapost