Pas debatit të ndodhur mes Baby G dhe Xhesikës, kjo e fundit është prekur.
E pyetur nga Çiljeta dhe Rozana se përse po qan, fermerja ka treguar se e kanë lën vetëm në kuzhinë. Gloria nga ana tjetër mendon se e gjitha kjo situatë prekje nga Xhesika është një aktrim.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Xhesi ça ke biri?
Xhesika: U lodha, u mërzita, u zhgënjeva
Çiljeta: Pse u zgjënjeve?
Xhesika: Më lanë vetëm
Çiljeta: Kush të la vetëm?
Xhesika: Baby G, ma bëri naftën. Kam bërë çdo gjë vetëm
Rozana: Po ti ke humbje më të mëdha, pse u mërzite, se ngele vetëm në punë
Xhesika: Ka bërë vetëm sallatën
Rozana: Po pse qan tani?
Xhesika: Se më vjen inat, këto gjëra duhen lënë mënjanë
Ditea: Po pse qan?
Gloria: Po mirë pse duhet të qash ti
Çiljeta: Edhe unë vetëm i kamë bërë punët
Xhesika: H më Gloria çfarë ke? Mund të tregohesh ndonjëherë edhe njeri kur të kesh kohë se bën edhe si shoqe
Gloria: A fola? Robi kur qan zgjatet më shumë aktrimi, të jetë serioze. E kishe për detyrë, se nuk u këpute. Çili gjithmonë vetëm ka gatuar. Më vjen të qesh se kur unë qaj, shkoj qetësohem
Xhesika: Ça të duhet ty si e shpreh unë?
Gloria: Lëri tani aktrimet./vizionplus.tv