Lajme

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka dënuar sulmet e Iranit  në zonat cilivile në Jerusalem dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe bazave ushtarake amerikane.

Ai ka thënë se Kosova mbështet ShBA-në dhe partnerët.

“I dënoj fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër bazave ushtarake amerikane dhe vendeve tona partnere në Lindjen e Mesme. Sulmet e sotme në zonat civile në Jerusalem, të cilat vranë të paktën 9 persona, si dhe sulmet pa dallim që synojnë zonat tregtare dhe banesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, tregojnë një shpërfillje të pamatur për jetët e pafajshme dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron fort me aleatët tanë amerikanë dhe partnerët tanë në rajon kundër veprimeve që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Konjufca në X.

Të Ngjashme