Lajme

Konjufca në bisedë me Sheikh Abdullah: Kosova mbështet Emiratet ndaj sulmeve në rajon

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Madhërinë e Tij Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Kosova ka dënuar fuqishëm sulmet e Iranit ndaj shteteve partnere në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Zëvendëskryeministri Konjufca shprehu solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës ndër vite në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Konjufca ka falënderuar homologun e tij për urimet me rastin e marrjes së detyrës, si dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi homologun e tij për urimet me rastin e marrjes së detyrës, si dhe për ftesën për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet tutje në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme