Lajme

Konjufca në Nigeri, me sekretarin e qeverisë flet për marrëdhëniet me Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është takuar me sekretarin e Qeverisë së Federatës, senatorin George Akume.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca u shpreh i kënaqur për takimin me zyrtarin e lartë nigerian, duke theksuar se Kosova pret me padurim ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me Nigerinë.

“Kosova pret të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Konjufca.

Ai gjithashtu e falënderoi sekretarin George Akume dhe kabinetin e tij për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës zyrtare.

Vizita vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Nigerisë.

Të Ngjashme