ShowBizzz

Konkurrentit të Përputhen ‘i ikën truri’, çfarë pa ai në prapaskenë

Konkurrentit të Përputhen ‘i ikën truri’,

Alba u riktheu në “Për’puthen”, pas pezullimit që mori nga produksioni pak javë më parë, për shkak të një telefonate që kishte zhvilluar me Enisën për t’i prezantuar një djalë. Në emision u transmetua takimi që konkurrentja ka zhvilluar me Vedatin. Dy konkurrentët kaluan mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, buzë detit në qytetin e Durrësit. Por, takimi u anashkalua totalisht në studio dhe në fokus u vendos një ngjarje nga prapaskena. Vedati tregoi se pa Albën, teksa i jepte një dhuratë Gentit, dhe kjo për të është një sjellje e patolerueshme.

Ndërsa, Alba nga ana tjetër, u shpreh se nuk ka interes për Gentin, por i dha Gentit një dhuratë ditëlindjeje, pasi e vlerëson si shok.

Vedati: Pashë që po i jepte një dhuratë Gentit

Alba: Ka tre-katër javë që ia kisha marrë dhuratën, që kur kishte ditëlindjen

Vedati: Çfarë vlere ka ajo dhuratë. Unë po investohem?

Alba: Unë nuk i bëj dhuratë vetëm të dashurit, ia bëj edhe një shoku, edhe një kolegu

Alba: Nuk ishte aspak e qëllimshme.