
4
Banorja e “Ferma VIP”, Nenna, ka rrëfyer një histori të dhimbshme dhe prekëse nga jeta e saj personale, ku përjetoi kontroll, izolim dhe dhunë emocionale në një lidhje që zgjati një vit e gjysmë.
Gjatë prime-t të fundit ajo tregoi se ish-partneri e kishte izoluar nga gjithçka.
“Ai donte të isha ajo që donte ai. Më hoqi shoqërinë, më ndaloi rrjetet sociale, më ndryshoi stilin. Unë e pranova për dashuri…”
Por përtej kontrollit psikologjik, situata mori një kthesë shqetësuese kur ajo zbuloi një kamerë të fshehtë në shtëpi.
“Po pastroja shtëpinë dhe pashë një pikë të vogël te poçi elektrik. Ishte kamerë. U trondita. Mu duk e pabesueshme që dikush që më donte, të më mbikëqyrte në këtë mënyrë”, tha ajo.
Nenna rrëfeu se situata degradoi deri në pikën ku ajo humbi gjumin, ra në paranojë, dhe pati shpërthime ankthi, aq sa humbi ndjenjat në vendin e punës. Ajo shtoi se ishte izoluar krejtësisht nga familja dhe miqtë, ndërsa i vetmi shpëtim i saj ishte të ikte në Gjermani, ku kishte disa miq të mbetur.
Por edhe pas ikjes, presioni nuk mbaroi: “Më lutej të kthehesha, premtonte që nuk do të përsëriste më sjelljet e tij. E besova, dhe u ktheva. Të nesërmen më tha që më kishte tradhtuar…,” u shpreh konkurrentja.
Kjo goditje rendë, e çoi Nennën në një depresion të thellë dhe përdorim të alkoolit, duke humbur besimin dhe te vetja.
“Nuk i besoja më as hijes sime,” përfundoi ajo, mes lotësh.
Rrëfimi i plotë
Ai donte të isha, ajo çfarë ai donte. Nisi të më eliminonte shoqërinë. Më ndaloi të kisha rrjete sociale. Më ndryshoi komplet stilin. Unë e pranova për hatër të dashurisë. Kaluan 1 vit e gjysmë lidhje.
Një ditë prej ditësh isha duke pastruar shtëpinë edhe pash që poçi elektrik kishte një pikë të vogël, ajo ishte kamerë. U bëra shumë keq se thjesht mendoja që nuk e meritoj të sillej ashtu me mua.
Nonstop konflikte, debate nga asgjëja. Kalova në ilaçe, shkoi puna deri aty sa nuk flija dot më, hyra në paranoja. Më ra të fikët edhe në punë, me familjen time nuk mund të flisja lirshëm sepse e dija që po regjistrohesha. S’kisha ku të shkoja se m’i kishte mbyllur të gjitha dyert, më kishte larguar të gjithë shoqërinë.
Të vetmit miq që me kishin mbetur, i kisha në Gjermani. Shkova në Gjermani, Më vinin shumë mesazhe ku më luste, ktheu edhe njëherë, kurrë nuk do të bëj më gjëra të tilla. Dhe si femër, u binda. Të nesermen vjen e më thotë dua të flas me ty, më tha, te kam tradhtuar. Më kapi zemra, se isha dhënë aq shumë për atë lidhje, mu përgjëruar dhe mu lut. Më tha kam gabuar, nuk ka qenë vetvetja, ka ndodhur vetëm njëherë.
Unë ja fala me fjalë goje, por nuk mundesha t’ia falja me shpirt. U bëra edhe më keq nga gjendja sesa isha, hyra në depresion të thellë. Agravova me alkool, s’mundesha ta merrja veten. Më humbi besimi, nuk i besoja më as hijes time
ks