Shëndetësi

Konsumojeni patjetër/ Banania, fruti i nënvlerësuar me përfitime të mëdha për shëndetin

Banania, edhe pse shpesh i jepet përparësi frutave më ekzotikë dhe të modës, mbetet një nga frutat më të shijshme dhe më të dobishme për organizmin tonë. E lehtë për t’u gjetur dhe me çmim të përballueshëm, ajo ofron një gamë të gjerë vlerash ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.

Ky frut përmban vitamina, fibra dhe ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza, të cilat japin energji dhe mbështesin funksionet e trupit. Banania është më e konsumuar se mollët dhe portokallet së bashku, duke dëshmuar popullaritetin e saj global.
Përfitimet shëndetësore të bananave janë të shumta:

• Lehtëson urthin: Banania vepron si anti-acid natyral, duke qetësuar stomakun dhe duke zvogëluar djegien e stomakut.

• Mbështet tensionin e gjakut: E pasur me potasium dhe me pak sodium, ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe parandalimin e goditjeve në tru.

• Burim energjie: Konsumimi i një ose dy bananeve para stërvitjes siguron energji të qëndrueshme dhe parandalon ngërçet muskulare.

• Lufton aneminë: Përmban hekur, i cili stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përmirëson furnizimin me gjak.

• I përshtatshëm për ulçerën: Banania është e butë dhe e lehtë për stomakun, duke ofruar mbrojtje ndaj aciditetit dhe irritimit.

• Fruti i lumturisë: Përmban tritotanin që transformohet në serotoninë, hormon që përmirëson humorin dhe lufton depresionin.

• Qetëson nervat: Vitamina B dhe rregullimi i sheqerit në gjak ndihmojnë në uljen e stresit dhe përmirësimin e qetësisë mendore.

• Ul temperaturën: Enzimat në banane ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit.
Banania është një frut që duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme. Përfitimet e saj të shumta i bëjnë bananet të domosdoshme për energji, humor të mirë dhe shëndet të fortë, në çdo moment të ditës.

Të Ngjashme