Shëndetësi

Konsumoni vezë të ziera çdo ditë, ja çfarë benefitesh ka trupi juaj

Të thjeshta, të lira dhe plot vlera ushqyese, vezët e ziera janë një nga ushqimet më të mira që mund të shtoni në rutinën tuaj të përditshme. Por çfarë ndodh nëse i konsumoni çdo ditë?

Nutricionistët thonë se ngrënia e një ose dy vezëve të ziera në ditë mund të sjellë përfitime të shumta për trupin dhe trurin.

1. Përmirësojnë shëndetin e trurit

Vezët janë të pasura me kolinë, një përbërës thelbësor për funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e rënies njohëse.

2. Forcojnë muskujt dhe rrisin masën muskulore

Proteinat me cilësi të lartë që gjenden në vezë janë ideale për rigjenerimin e muskujve, sidomos për ata që ushtrojnë rregullisht ose ndodhen në rikuperim.

3. Mbështesin shëndetin e syve

Vezët përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, antioksidantë që mbrojnë sytë nga plakja dhe drita e dëmshme blu. Konsumimi ditor ndihmon në parandalimin e degjenerimit makular.

4. Rregullojnë kolesterolin (po, vërtet!)

Edhe pse për vite me radhë vezët janë kritikuar për përmbajtjen e tyre në kolesterol, studimet e fundit tregojnë se vezët mund të rrisin kolesterolin “e mirë” (HDL) dhe të balancojnë raportin me atë “të keqi” (LDL), kur konsumohen me masë.

5. Ndihmojnë në kontrollin e peshës

Vezët krijojnë ndjesi të ngopjes për më gjatë, duke ndihmuar në reduktimin e konsumit të ushqimit gjatë ditës – çka i bën perfekte për mëngjes.

Të Ngjashme