Lajme

Kontrolle edhe në burgun e Drenovës, gjendet një shishe raki

Pas vrasjes në burgun e Peqinit të Arben Lleshit me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, kontrollet dhe masat janë rritur në të gjitha institucionet IEVP të Shqipërisë.

Prej media qarkullojë lajme dhe informacione se si në burgje “bosset” mund ta rimodelojnë dhe ta përshtasin sipas dëshirës.

Hetim është bërë edhe në burgun e Drenovës, por ndryshe nga burgjet e tjera, këtu është gjetur dhe sekuestruar një shishe raki..

Gjithashtu Në IEVP Drenovë, u arrestua një specialist i burimeve njerëzore të këtij institucioni.

Sipas informacioneve, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike, raki, e cila është e ndaluar të futet në burg.

Ndërsa ka filluar hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korçës. Pritet që ai të dalë para gjykatës në ditët në vijim për tu njohur me vendimin e kësaj të fundit lidhur me veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara, neni 324.

Kujtojmë që më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri në qeli Arben Lleshin. Nga plumbat mbeti i plagosur Indrit Shaqja. Mjacaj dhe Lleshi vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit, ndërsa ditën e ngjarjes ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar izolimin në 41 bis.

Mjacaj dyhsohet se pasi mori vesh lajmin për izolimin, mori armën të cilën e kishte mbajtur për 20 ditë të fshehur në qeli dhe vrau me 4 plumba Arben Lleshin.

12 zyrtarë të burgut të Peqinit u shkarkuan nga detyra, si dhe Gjykata e Elbasanit iu dha masën “Arrest me burg”. Mes zyrtarëve është i përfshirë dhe drjetorin Kamber Hoxha me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Kamber Hoxha u zëvendësua nga Florenc Doka i cili është emëruar drejtori i ri i i burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo