Pas plagosjes së Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, 51 vjeç nga Memaliaj në burgun e sigurisë së lartë në Athinë, policia greke ka nisur kontrollet dhe hetimet.
Policia greke ka mësyrë në burgun e Koridhalos gjatë paradites, duke ushtruar kontrolle me ndihmën e qenve antidrogë.
Pas kontrollit janë gjetur armë, drogë dhe celularë në qelitë e të dënuarve.
Në cilësisë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 3 thika artizanale me gjatësi 16-18 cm në qelitë e një 29-vjeçari dhe 53-vjeçari, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin.
U sekuestrua sasia prej 7.2 gram kokainë në qelinë e një 28-vjeçari dhe 10 celularë në qeli të ndryshme si edhe karikuesat e tyre.
Autoritetet greke nuk kanë zbuluar ende kombësinë e të burgosurve që u janë gjetur sende të jashtëligjshme. Ata pritet që të kenë penalitete nga 12 deri në16 muaj shtesë dënimi.
Kontrolli u bë disa ditë pas plagosjes së Adriatik Kalemit nga një shtetas egjiptian. Në fillim u raportua si një konflikt banal mes të arrestuarve, por më pas policia greke ka gjetur fotografinë e 51 vjeçit nga Memaliaj në telefonin e egjiptianit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo