ShowBizzz

Korreshi skualifikohet nga “DWTS”: Pardje më pëzunë nga Kuvendi, sot nga Dancing

Deputeti i PD, Samir Korreshi është eleminuar nga gara e “Dancing With The Stars”.

Deputeti mori pikë të ulta për performancën me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan” dhe nuk mund ta shpëtonin as votat e publikut. Mirëpo, duket se skualifikimin deputeti e ka marrë me humor.

“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, ishallah na hap plaka shtëpinë, se po na përze dhe ajo…Se kjo është me e keqja, se tjerat rregullohen”, tha ai me batutë.

Kujtojmë që “përzënjes” nga Parlamenti, deputeti i referohet kaosit që opozita shkaktoi ne seancën e fundit parlamentare. PD shkoi dhe zuri vendet e ministrave në shenjë proteste, duke bërë që seanca as të mos fillonte, ndërsa më pas PS kërkoi që të merreshin masa ndaj deputetëve të opozitës.

Kështu Komisioni i Etikës përjashtoi nga Kuvendi për 10 ditë 26 deputetë, ku mes tyre dhe Saimir Korreshi.


NewsBomb