Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të synuara të Iranit ndaj këtij shteti.
Përmes një reagimi publik, Osmani ka dënuar ashpër veprimet e regjimit iranian, duke i cilësuar ato si kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Aksionet e regjimit iranian përbëjnë një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka theksuar ajo.
I spoke with His Highness Amir @TamimBinHamad following Iran’s targeted attacks against Qatar.
I strongly condemned the actions of the Iranian regime, which pose a clear threat to regional peace, security, and stability.
Kosovo stands in steadfast solidarity with Qatar and its… pic.twitter.com/KnoYTC15NL
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 3, 2026Presidentja ka konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Katarin dhe popullin e tij, duke mbështetur të drejtën e këtij shteti për të mbrojtur sovranitetin.
“Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e vet dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për stabilitet rajonal dhe paqe të qëndrueshme”, ka deklaruar Osmani.
Reagimi i kreut të shtetit vjen në një kohë tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë Iranin dhe Katarin.
