Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte.
Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.
“Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që pikëllojnë humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”
Our hearts go out to the families in Bosnia and Herzegovina grieving the loss of loved ones following the devastating floods.
The people of the Republic of Kosovo stand shoulder to shoulder with the people of Bosnia and Herzegovina during these difficult times, and we are ready…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2024
Edhe kryeministri, Albin Kurti përmes platformës “X” u ka shprehur ngushëllimeve familjeve të prekura nga përmbytje, teksa ka shprehur gatishmërinë për ndihmë.
“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju”, ka shkruar ai.
On behalf of the people of Kosova, I express my deepest condolences to the families and communities affected by the floods in Bosnia and Herzegovina. We stand with you during these difficult times and are ready to help in any way we can. Republika Kosova je uz vas!
— Albin Kurti (@albinkurti) October 4, 2024
Ndryshe, të paktën 14 persona kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.
Të paktën 14 të vdekur dhe “shumë të zhdukur” nga përmbytjet në Bosnje