Lajme

​Kosova gati për historinë: Play-off-i vendimtar kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës ka vijuar përgatitjet për finalen e madhe të play-off”-it për Botërorin 2026 kundër Turqisë, që zhvillohet të marten në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe fjollave të borës, Dardanët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë gjatë stërvitjes së radhës. Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa futbollistët janë të gjithë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

“Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tone” – bënë të ditur FFK.

Lojtarët janë optimistë dhe të motivuar, duke e konsideruar praninë e tifozëve në stadium një faktor të madh mbështetës. Finalja e play-off-it është një hap vendimtar drejt Botërorit 2026, dhe ekipi i Kosovës synon të japë maksimumin për të siguruar një rezultat historik.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë

Të Ngjashme