Lajme

Kosovari vret me thikë italianen shtatzënë, e përndiqte prej kohësh

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Treviso të Italisë ku dyshohet se një kosovar 41-vjeçar me iniciale B.F ka kryer një krim makabër duke e vrarë një grua 26-vjeçare që ishte shtatzëne.

Sipas mediumit italian “Corriere Della Sera”, viktima shtatzënë është goditur shtatë herë me thikë në gjoks.

Vrasja mësohet se ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se viktima më parë e kishte denoncuar sulmuesin për ndjekje.

Raporti shpjegon se viktima ishte rrahur brutalisht, përfshirë edhe lëndime në duar që dëshmojnë përpjekjen e saj për t’u vetëmbrojtur.

Sipas raportimeve dyshohet se sulmuesi ishte klient i supermarketit ku punonte viktima.