ShowBizzz

Kourtney Kardashian njofton se është shtatzënë në një mënyrë të pazakontë

Kourtney Kardashian është shtatzënë!

Ajo po pret një fëmijë me bashkëshortin Travis Barker dhe lajmin e dha në koncertin e Blink-182 në Los Angeles më 16 qershor. Kourtney mbajti një pankartë në duar ku shkruante: “Travis, unë jam shtatzënë”.

Shtatzënia e Kourtney vjen një vit pasi u martua me rokerin në Itali. Dasma e 22 majit ishte në fakt hera e tretë që çifti shkëmbyen betime, pasi u martuan gjatë një ceremonie në Las Vegas në prill. Megjithatë, në atë kohë ata nuk kishin certifikatë martese. Javë më vonë, çifti u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni.

ImageKourtney Kardashian

Tani, të sapomartuarit po hyjnë në një kapitull të ri së bashku teksa përgatiten për të mirëpritur një fëmijë. Siç e kanë parë fansat në emisionin e tyre në Hulu, The Kardashians, Kourt dhe Travis kanë kohë që po përpiqen të kenë një fëmijë së bashku.

Bebushi do t’i bashkohet tre fëmijëve të Kourtney nga një marrëdhënie e mëparshme me Scott Disick: Mason Disick, 13 vjeç; Penelope Disick, 10 vjeç; dhe Reign Disick, 8 vjeç. Ndërkohë, Travis ka fëmijët Landon Barker, 19 vjeç dhe Alabama Barker, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler. Ai është gjithashtu njerku i Atiana De La Hoya, 24 vjeç.