Kourtney ka ndryshuar zyrtarisht mbiemrin e saj një vit pasi u martua me bateristin e Blink-182, Travis Barker.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagramin e saj.
Ajo ka ndarë një foto të pasaportës së re, ku shihet emri i saj i plotë: Kourtney Kardashian Barker
Kjo vjen pasi çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Themeluesja e Poosh njoftoi publikisht shtatzëninë e saj në fillim të këtij muaji në një shfaqje Blink-182, duke mbasjtur një poster ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”.