Lajme

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Presidencë emrin Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Ky veprim është bërë pasi emri i Gashit me shumië votash u nominua nga anëtarët e Këshillit Prokurorial në mbledhjen e mbajtur të hënën.
Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ka hyrë në fazën e radhës.

“Pas takimit të mbajtur sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin për Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Nominimi i është përcjellë, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Sipas KPK-së me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

Të Ngjashme