Lajme

KPK nominon Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit

Zejnullah Gashi është nominuar për Kryeprokuror të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kjo është bërë në takimin e KPK-së të mbajtur të hënën.

Gashi mori shumicën e thjeshtë të votave, pra pesë vota gjithsej. Kurse, Rafet Halimi mori një votë dhe kandidatët tjerë asnjë.

Pas procesit të votimit, KPK-ja propozoi për dekretim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashin, i cili do t’i dërgohet ushtruses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu për dekretim.

Në garë janë pesë kandidatë dhe atë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Gashi ishte vlerësuar më së shumti pikë nga paneli vlerësues me 91.6 pikë.

Të Ngjashme