Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka numëruar 99,58% për qind të votave.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë pozitat e para me një total prej 50.95% të votave, që përkthehet në 481,627 vota.
Partia Demokratike e Kosovës mban vendin e dytë, duke siguruar 20.27% të votave, që përfaqësojnë 191,612 qytetarë të Kosovës që e mbështetën këtë forcë politike.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 13.27% të votave, përkatësisht 125,420 vota. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur 5.51% të votave, duke siguruar 52,045 vota nga qytetarët e Kosovës.