Lajme

KQZ: Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri më 31 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 31 maji është afati i fundit për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim.

Sipas njoftimit të KQZ-së, qytetarët mund të aplikojnë përmes platformës online të institucionit ose duke u paraqitur në Zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Procesi i aplikimit për këtë kategori të votuesve ka nisur më 22 maj dhe do të mbetet i hapur deri në fund të muajit./teve1.info/

Të Ngjashme