Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, të mbajtura më 9 nëntor.
PDK kishte paraqitur ankesë për Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke pretenduar se është cenuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor. Megjithatë, partia votoi pro shpalljes së rezultateve.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, theksoi shqetësimet e tij lidhur me procesin.
“Lidhur me cështjen e Mitrovicës, mer gjithë ato pamjet gjatë procesit të numërimit por edhe të ditës së votimit, kemi parë që fletëvotimet kanë pasur një kod tjetër nga vendvotimet….Është cënuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor. Do të duhej të shkonte në rivotim…Ne si PDK e anëtarë të KQZ’së u bindemi të gjitha vendimeve të organeve të rendit…Kjo nuk do të thotë se ky process nuk mund të ankimohet edhe më tutje”, deklaroi ai.
Ndërkohë, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, votoi kundër rezultatit për Komunën e Kllokotit.
“Për Komunën e Kllokotit, rasti është eklatant i kërcënimit, shantazhit dhe detyrimit dhe i përzierjes së shtetit të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, duke e detyruar të tërhiqet kandidatin e dytë”, tha Kurteshi.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se rezultatet pritet të certifikohen gjatë javës së ardhshme.
Rezultatet përfundimtare për 18 komunat janë:
-
Gjakovë – Ardian Gjini
-
Gjilan – Alban Hyseni
-
Dragash – Behgjet Xheladini
-
Kaçanik – Sabedin Ibishi
-
Klinë – Zenun Elezaj


