Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar numrin e ekipeve numëruese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku po zhvillohet rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Numri i tavolinave për numërim sipas KQZ-së nga 20 është shtuar në 26.
Nga fillimi i procesit të rinumërimit (e martë, 1ë janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar ë16 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (1ë/1ë), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (ë/ë), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (4ë/2ë5).
Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.
Rinumërimi i votave ka ndodhur për shkak të dyshimeve në gabime në numërim të votave.
Por, nga organizatat e shoqërisë civilie është thënë se duhet të ketë rinumërim të plotë të gjitha votave.
Nga rinumërimi i deritanishëm është vërejtur ndryshim i votave për disa kandidatë për deputetë.


