Lajme

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po tw vinte momenti

Anëtari i partisë Guxo, Nezir Kraki ka thënë se 7 deputetët e kësaj partie pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së, kanë pas votë për Vjosa Osmanin për presidente.

Ai ka thënë se po të vinte si propozim, ata do ta votonin Osmanin.

“Ne si Guxo, kemi pas qëndrim publik, kemi pas vota për Osmanin. Ne 7 deputetët e Guxo-s kemi pas votë, po të kishte ardhur momenti me votua edhe si opsion. Normalisht që nuk ke mundësi, as numra me propozua, emra, gjërat shkuan ndryshe. Presidente znj.Osmani e kam vlerësuar si personalitet”, ka thënë Kraki në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Por, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, pjesë e koalicionit me LVV-në dhe Guxon, kishte thënë se nuk i kanë pas të gjitha votat e grupit parlamentar për Vjosa Osmanin.

Kusari-Lila: Nuk i kishim të gjitha votat as nga grupi ynë për OsmaninKraki  ka thënë se partia Guxo do të vazhdojë të bashkëpunojë me LVV-në.

“Jemi në koalicion me LVV-në, jemi aty nuk do të kishte kuptim me dal”, tha Kraki.

Ai ka thënë se nuk e di të ardhmen politike të Osmanit, por një rikthim i saj në LDK ka thënë se nuk mund ta dëmtojë koalicionin e tyre me LVV-në dhe Alternativën.

 

Të Ngjashme