Lajme

Krasniqi komenton deklaratën e Kurtit në Nju Jork: Paratë e pista janë të Martin Berishajt e Nagip Krasniqit

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili nga Nju Jorku, ditë më parë, tha se regjimi i vjetër ‘duke shpërndarë para tek media të caktuara online po krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. ’.

Krasniqi thotë së paratë e pista janë të Martin Berishajt e Nagip Krasniqit, pasi sipas tij, vetëm njerëzit e tij po akuzohen për afera korruptive.

“Po cfarë para të pista, të vetmet mjete që I marrim partitë politike janë nga Fondi që ndahen dhe nga donacionet.

Kjo është pjesë e propagandës së Kurtit. Por nashta e ka pas problem ndërdije, se para të pista sot në Kosovë ka veq para të mafisë energjetike, para të qantave dhe thasëve të Martin Berishaj e Nagip Krasniqit. Vetëm njerëzit e tij janë duke u akuzuar për afera korruptive”.

Tutje, lideri i PDK’së thotë se këto deklarata të Kurtit janë pjesë e propagandës së tij, e që thotë se po bëhen edhe tani pasi është koha e fushatës.

“Fjalët që I thotë aty unë I marrë pjesë të fushatës, ckado që thotë dje e tutje, Kurti është në prizmën e fushatës këtu. Ai së pari i ka sulmu mediat, kjo s’është e re, sepse ai I ka sulmu mediat gjatë gjithë mandatit të tij, në mënyrë sistemike, me shpifje, me manipulim të organeve të shtetit, të partisë vetë, me i ataku edhe në baza personale, me I rreziku edhe gazetarë e analista”, tha Krasniqi në rtv21.tv.