Lajme

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Në marshin e organizuar përkrah ish-krerëve të UÇK-së, ishte edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Krasniqi-Goodman kërkoi lirimin e katërshes së UÇK-së, duke theksuar se ata duhet të lirohen pasi kanë mbrojtur popullin e Kosovës.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duhet të lirohen. Ata e mbrojtën popullin e vet, siç bëri gjithashtu Ushtria Çlirimtare e Kosovës,” tha ajo, nën emocionet para një numri të madh qytetarësh të pranishëm./teve1.info/

Të Ngjashme